Çarja e argjinaturës së Lagunës së Vainit në Lezhë, Emergjencat Civile dhe FA-të në terren për rehabilitimin e dëmtimeve

Teksa një ditë më parë u ça argjinatura e Lagunës së Vainit në Lezhë pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona, ekipi i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Lezhë është vënë në gatishmëri në terren për t’iu paraprirë çdo situate.

Mësohet se ky ekip, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, vijon intensivisht punën për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim minimizimin e dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtjen e zonës. Mbrëmë nga terreni, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.

Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh. Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×