Doli nga fusha me barelë, te Dinamo të shqetësuar për Arbër Hoxhën

Në kulmin e formës së tij, atëherë kur ishte kthyer në një lider te Dinamo Zagreb dhe titullar te Shqipëria, Arbër Hoxha pëson një dëmtim, i rendë në dukje, në një kohë kur doli nga fusha me barelë gjatë ndeshjes kundër Gorica-s. Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Hoxha kërkoi zëvendësim, por në mënyrë të pakuptimtë gjyqtari i takimit nuk e lejoi dhe në aksionin pasues, sulmues kuqezi pësoi një ndërhyrje të rendë.

Mes lotësh, Hoxha doli nga fusha me barelë. Për fat të mirë, të paktën duke iu referuar informacioneve paraprake nga Kroacia, nuk bëhet fjalë për një dëmtim aq të rëndë, por prezenca e tij në super sfidën me Hajduk Split më 6 dhjetor është vënë ndjeshëm në dyshim.

I pyetur për gjendjen e Hoxhës edhe trajneri i Dinamo Zagreb nuk ishte i qartë: “Nuk e di, do e shohim. Është ende gjithçka e nxehtë, shpresoj të jetë mirë”, u shpreh trajneri i Dinamo Zagreb pas suksesit 2-0 përballë Gorica-s.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×