
Personi që u dhunua sot në mbrëmje në afërsi të Rrilës në Lezhë është Petrit Paloka. Sipas të dhënave të para, sherri ka nisur për ngacmimin e një vajze.
Në deklaratën e parë ai ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është qëlluar me shkop bejzbolli duke marrë plagë të rënda.
I dhunuari nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflik të fundit, por ndërkohë po shikohen edhe kamera sigurie të bizneseve për të parë lëvizjet e mundshme të autorë.
Kur është marrë në pyetje, 35 vjeçari ka pohuar se e njeh njërin prej autorëve.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
and then