
Kryetari i grupit parlamentar të PL, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në parlament, deklaroi se fondi i emergjencave civile është sa bakshishi i tunelit të Llogarasë.
Blushi pyeti mazhorancën se në kushtet që zv/kryeministrja është e pezulluar, kush do të japë llogari, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë.
“Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro?
Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot? Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje”, tha Blushi.
Tedi Blushi: Dua t’ju kujtoj nenin 47 të rregullores: Anëtarët e Këshillit të ministrave, kanë të duhet dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët se sa kjo sot. Po qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia.
Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?
Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje.
Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi deri në darke, por qëllimi i kësaj seance është llogaridhënia. Kush do jap llogari sot?
Kush do jap llogari kush ja fali tokën publike Mogerinit, ndërkohe që qytetarët ende dyerve të ministrive dhe gjykatave për pronat e tyre. Kush do japi sqarime sot? Kush do flas për këtë çështje? Do flisni ju kryetar, ministri i mjedisit, apo Toni Gogu. Kemi shumë pyetje, për të cilët duhet të vijë kryehajduti të jap sqarime.
and then