
Futbolli italian ka vlerësuar më të mirë e vitit. Në mbrëmjen Gala, ashtu siç pritej, pjesën më të madhe të tortës e mori Napoli, me ekipin e Contes që fitoi titullin një vit më parë. Tekniku “azzurr” u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit, pasi me Napolin e tij vuri në jetë një mrekulli të vërtetë duke i dhuruar qytetit titullin e katërt në histori. Klubi më i mirë i sezonit 2024/25 u vlerësua gjithashtu Napoli, trofe që iu akordua presidentit De Laurentiis. Çmimi i lojtarit më të mirë të vitit i shkoi Scott McTominay, mesfushorit të Napolit.
Për të thyer pak hegjemoninë e Napolit mendoi Mile Svilar, me portierin e Romës që u vlerësua si më i miri i vitit. Me trofe të veçantë u vlerësuan edhe dy anësorët e Interit, Denzel Dumfries dhe Federico Dimarco. Edhe trofeu i lojtarit të ri më të mirë të vitit shkoi në shtëpinë zikaltër, me Pio Esposito-n që mori në duar këtë trofe të veçantë.
Pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Serie A ishte Lautaro Martinez, Moise Kean dhe Retegui në sulm. Në mesfushë gjejmë lojtarë si Nicolo Barella, Skot McTominay dhe Reijnders. Dy qendërmbrojtësit më të mirë të vitit u vlerësuan Alessandro Bastoni dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Me çmimin e karrierës u vlerësuar dy legjendat e futbollit italian, Leonardo Bonucci dhe Giorgo Chiellini.
and then