“Gjeni kohë të mbroni hajduten Belindë, por jo qytetarët”, Balliu ngre tonet në Kuvend: 3 atentate në 2 javë, ku është ministrja e Mbrojtjes të japë llogari?

Klevis Balliu, me tone të ashpra ka akuzuar mazhorancën se bën gjithçka që të mbrojtje hajdutët, referuar Belinda Balluku, por nuk bëj në asgjë për të mbrojtur dhe dalë në krah qytetarëve.
Ai u shpreh se ministrat të cilët duhet të japin llogari për situatën e krijuar, mungojnë në sallën e Kuvendit, ndërsa kujtoi se ministrja e Mbrojtjes duhet të jepte sot llogari për 3 atentate të ndodhura në 2 javë.

“Nuk ka lagje e rrugicë që të shkosh e të çohet një qytetar e të flasë për vjedhjet e këtij qyteti. Kjo sallë në vend të zgjidhë prodhon halle për shqiptarët. Me një arrogancë të tmerrshme çdo denoncim i opozitës përbuzet e thonë janë shpifje. DASH dhe Europol shpifin kur thonë jeni vend narko trafikantësh?

Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkojë në GJK e të paguajë analistë të thonë Balluku është e mirë. Gjeni kohë të mbroni hajdutë por jo të ndërtoni një kopësht e shkollë në Astir. Për një trafikant gjenden mënyra të shmangen procedurat por për qytetarët që përmbyten nuk thuhet asgjë. Në sallë nuk ka asnjë ministër të japë llogari. 3 atentate për 2 javë, ku është ministrja e Brendshme?

Çlidhje keni ju me patriotizmin, ju që krenoheshit në arenat ndërkombëtare, kryeministri juaj, që thoshte nuk shkoj mirë me kryeministrin e Kosovës, por shkoj mirë me atë të Serbisë.
Jeni kthyer në sallë hajdutes që justifikojnë vjedhjet e tyre dhe bëjnë propagandën e zakonshme.

Bëni mirë që bëni kështu sepse ne nuk vijmë të gjithë këtu e t’ju nxjerrim të gjithëve jashtë, siç ua bëni ju shqiptarëve”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×