GJK do të vendosë për çështjen Balluku, Logu: Ka pasur dyshime në lidhje me plotësmin e kushteve të pranueshmërisë

Juristi Marash Logu, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë pritet të shqyrtojë në mbledhjen e gjyqtarëve ankimimin e paraqitur nga qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Pezullimi erdhi pas hetimeve për aferat korruptive që lidhen me tunelin e Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe.

Sipas Logut, çdo kërkesë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese i nënshtrohet fillimisht një shqyrtimi paraprak nga një kolegj prej tre gjyqtarësh. Ky kolegj verifikon tre elementë të cilat janë: Legjitimimi i personit apo institucionit që paraqet kërkesën, respektimi i afateve ligjore dhe nëse çështja hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese.

Juristi theksoi se kolegji ka pasur dyshime lidhur me plotësimin e kushteve të pranueshmërisë dhe se, sipas tij, pikëpyetja kryesore lidhet me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për këtë rast.

“Për t’u investuar GJK, duhet të ekzistojë një konflikt juridik për kompetencat midis Këshillit të Ministrave dhe GJKKO-së. Në këtë rast, një konflikt i tillë nuk ekziston. Gjykata nuk ka emëruar apo shkarkuar ndonjë ministër, por ka vendosur masë sigurimi, pezullim nga funksioni publik, kompetencë që i takon vetëm gjykatës. Kryeministri nuk ka të drejtë të vendosë masa sigurimi, prandaj nuk ka kompetencë të cenuar,” u shpreh Logu.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×