Kontrabandoi sende me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar sende me vlerë. Gjatë operacioni të zhvilluar në Morinë janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, dhe një automjet.

Ndërsa është vënë në pranga drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi 33-vjeç banues në Gjermani.

33-vjeçari akuzohet, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×