Lezhë, dhunohet një i ri në afërsi të Rrilës, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Të paqarta shkaqet e sulmit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri rreth të tridhjetave, me mbiemrin Pepkola, është dhunuar barbarisht.

I riu ka marrë plagë të shumta pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.

Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×