
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri rreth të tridhjetave, me mbiemrin Pepkola, është dhunuar barbarisht.
I riu ka marrë plagë të shumta pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.
Personi në fjalë është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Supas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa idenrifikuar.
and then