“‘Lubi’ Balluku ka shpenzuar miliona euro”/ Berisha denoncon për Unazën e Madhe: U vodhën lirshëm 250 milionë euro. Rama kryeministër hajdut

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë të zhvilluar për gazetarët, u shpreh kryeministri Edi Rama është i përfshirë kokë e këmbë në korrupsion.

Berisha tha se në Unazën e madhe është bërë një vjedhje masive. Duke theksuar se “Unaza  Madhe” 27 km, kushtoi 450 milionë euro.

“Më dy mars të 2011 është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit rruga  re Tiranë-Elbasan. 3.2 km. Është tenderuar me 4.52 milionë euro km. Një vit më vonë më datë 22.10 2012 është tenderuar segmenti i tretë”, tha Berisha.

“8.2 km i kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë, gjithsej 5.7 milionë euro për km. Në rast se shohim shpenzimin total për unazën ky shpenzim është 450 milionë euro. Por nëse 8 km u ndërtuan me nyje më të mëdha u ndërtuan me 5.7 milionë për kilometër do të thotë që unaza duhet të kushtonte 157 milionë euro, por me rritjen e çmimeve sipas manualeve të ndërtimit, Unaza duhet të kushtonte e tëra rreth 200-250 milionë euro. Por kushtoi 450 milionë euro. Në unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro. Për të realizuar këtë vjedhje, “lubi” Balluku në 13 km e fundit të unazës , unaza në zbritje ka patur terren të hapur. Lubi balluku ka shpenzuar 18 milionë euro për km. Nuk ka rrugë në botë të ketë këtë çmim. Unaza e madhe është vjedhje e madhe Rama-Balluku. S’ka gjë më të turpshme se të bësh në gjykatë presione. Sot i vetmi vendim që gjykata mund të merrte, mos-shqyrtimin  e kësaj kërkese të paraqitur nga kryeministri hajdut…Edi Rama duhet ë japë me urgjencë dorëheqjen. Balluku është bashkëfajtore, por Rama është më kryesori”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×