“Opozita në momentin më të vështirë”/ Ish-kreu i FRPD në Durrës i bashkohet takimit të Salianjit: Diskutimi na ndihmon të kuptojmë ku kemi gabuar

Ish-kreu i FRPD në Durrës Artion Barjamaj, ka deklaruar se do të jetë pjesë e takimit që Ervin Salianji do të zhvillojë ditën e nesërme në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se opozita tashmë ndodhet në një nga momentet më të vështira, ndërkohë që minimumi sipas tij është të diskutohet, çka ndihmon të kuptohet se çfarë është bërë gabim deri tani dhe çfarë mund të përmirësohet.

Postimi i plotë:

Unë konfirmoj se do jem!
Të nderuar demokratë, qëndrestarë, njerëz të nderit dhe sakrificës.
Sot ndodhemi në një nga momentet më të vështira të aktivitetit tonë opozitar. Kjo ka ndodhur për dy arsye kryesore:
1.Regjimit Rama-Balluku ku paratë e trafikut ndërkombëtar të drrogës, bandat kriminale dhe korrupsioni me vlera qindra miliona euro ndikojnë dhe vendosin rezultatet zgjedhore në Shqipëri.
2. Disa punëve të bëra në mënyrë jo të mirë nga ne si Parti Demokratike.
Për këtë arsye, nuk ka asgjë të gabuar të diskutojmë në mënyrë konstruktive për:
Çfarë mund të bëhet më mirë?
Çfarë nuk e kemi bërë siç duhet dhe si mund ta përmirësojmë?
Pa patur qëllim:
1.Ndalimin e betejës ndaj regjimit Rama-Balluku
2.Pa krijuar përçarje në PD
3.Pa ofenduar askënd nga bashkëluftëtarët tanë në këto 13 vite opozitë.
E gjitha për tu zhvilluar si bashkëbisedim për të gjetur rrugët e duhura INSTITUCIONALE për ta trajtuar gjënë!
Mendoj se minimumi minimumi me diskutim do mundemi të kuptojmë ku kemi gabuar dhe çfarë mund të përmirësojmë!
Me respekt,
A.B

  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×