
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, pasi maxhoranca u tërhoq për propozimin e Avokatin e të Popullit. Berisha theksoi se Balla është njeri pa karakter dhe sipas tij, ‘ndryshon nga mëngjesi në darkë’.
“ Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harrojmë që ndryshon nga mëngjesi në darkë. Sepse kur është i zhveshur nga karakteri thotë çdo gjë. Por ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara.
Njëri prej tyre ka qenë në seancë Besim Ndregjoni. Në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare do të duhej të ishte votuar. Por dhe duhet të votohet, pastaj ka dhe kandidatura të tjera që PD i mbështet.”, tha Berisha.
and then