
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO. Salianji thekson se dorëheqja është standardi i demokracive perëndimore.
Në një reagim, ai akuzoi Ramën se e ka bërë politikën të papërgjegjshme dhe ka degraduar institucionet, ndërsa theksoi se rikthimi i politikës me integritet është i domosdoshëm.
“Ministra, deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë përballen me drejtësinë, por nuk lëshojnë postet. Nuk japin doreheqjen, nën pretekstin e pamoralshëm të prezumimit të pafajësisë. Ligji gjykon faktin, politika përgjegjësinë. Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ky është standarti i demokracisë perëndimore! Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta. Dhe kjo është një papërgjegjshmëri historike!”, shprehet ish-deputeti demokrat.
Salianji u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë dhe reagim së bashku me Partinë Demokratike.
“Institucionet nuk janë më vend shërbimi, por hapësira banaliteti dhe vjedhjeje. Shqiptarët ikin; të rinjtë ikin; vendi zbrazet dhe politika është reduktuar në një çështje private, të turpshme. Duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën. Do ta mundim, sepse kemi moralin dhe të vërtetën, forcat e vetme që ai nuk mund t’i kontrollojë. Bashkohuni me Partinë Demokratike! Bashkohuni në protestë dhe reagim!”, vijoi ai.
Reagimi
Edi Rama e ka prishur politkën! E ka bërë politikën të papërgjegjshme, të shthurur, pa mision e pa kontratë me njerëzit.
Ministra, deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë përballen me drejtësinë, por nuk lëshojnë postet. Nuk japin doreheqjen, nën pretekstin e pamoralshëm të prezumimit të pafajësisë. Ligji gjykon faktin, politika përgjegjësinë. Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ky është standarti i demokracisë perëndimore!
Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta. Dhe kjo është një papërgjegjshmëri historike!
Në këtë tablo, jo më pak e rëndë është adminstrata dhe institucionet e sigurisë të cilat janë mbushur me njerëz pa arsim e pa integritet, thjesht halabakë të emëruar për vota. Shteti është kthyer në presion, në frikë dhe në mbytje të lirisë së qytetarëve.
Institucionet nuk janë më vend shërbimi, por hapësira banaliteti dhe vjedhjeje. Shqiptarët ikin; të rinjtë ikin; vendi zbrazet dhe politika është reduktuar në një çështje private, të turpshme. Duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën. Do ta mundim, sepse kemi moralin dhe të vërtetën, forcat e vetme që ai nuk mund t’i kontrollojë.
Bashkohuni me Partinë Demokratike! Bashkohuni në protestë dhe reagim!
and then