“Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiçit”, Berisha: Vuçiç i sillte urdhra nga Beogradi për të krijuar shtet serb brenda shtetit të Kosovës

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi Rama synonte të formonte shtet serb brenda shtetit të Kosovës, ku sipas tij, urdhrat i vinin nga Beogradi prej presidentit Aleksandër Vuçiçit.

Ai shtoi se Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nicolas Pashiç.

“ Po atë që i bëri Kosovës. Luftë të egër! ‘Merrem shumë mirë vesh me kryeministrin e Serbisë, nuk merrem vesh me atë të Kosovës’. Po një anti-shqiptar si ky nuk ka pasur ndonjëherë. Ja deri ku arritën këta.

Në vend që të festonin se u bëmë të lirë në të dyja anët dhe njerëzit e lirë janë më të fuqishëm. Ju vërsul Kosovës. Dhe ja bënte ky statusin e asociacionit, bënte një status ku ndërmerrte një shtet brenda shtetit. Ndërtonte një shtet serb, brenda shtetit të Kosovës.

Keni dëgjuar ta përmendë administratën e Trump. Po nuk pranon kushtet brenda shtetit, ku e bënte. Ja jepte Vuçiçi nga Beogradi dhe e nxirrte në konferenca ‘ja ky është propozimi i Shqipërisë. I bënte këto vetëm e vetëm si të mashtronte.

Ndaj edhe në këtë aspekt unë ftoj çdo shqiptar ta vështrojë Edi Ramën. Nuk jam unë që i kam thënë Pashiç. I ka thënë njëri nga studiuesit më të shquar gjerman sot të publicistët: Është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiçit. Kështu është faktikisht.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×