Si do të vendosë GJK për pezullimin e Ballukut? Qeleshi: Kushtetuesja nuk e kthen në detyrë, do ezaurohen afatet deri në…

Joana Qeleshi, kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, e ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, e cila pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ky institucion do të vendosë nëse do të mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i urdhëruar më parë nga GJKKO, pasi Balluku u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK.

Qeleshi u shpreh se nuk pret që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e GJKKO-së.

“Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk e kthen. Masa do të ngelet në fuqi dhe, deri kur të shkojë ankimi në Gjykatën e Lartë, do të jenë ezauruar afatet ligjore,” deklaroi ajo.

Sipas juristes, procesi pritet të ndjekë rrugën e tij institucionale pa lëvizje të menjëhershme në masën e sigurisë, ndërsa vendimi i Kushtetueses do të jetë kyç për ecurinë e mëtejshme të çështjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×