
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij të mbajtur në seancën plenare të së hënës, theksoi se situata me përmbytjet tregoi dhe njëherë dobësinë e shtetit dhe gjunjëzimin e tij nga fatkeqësitë natyrore.
“Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë.
Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas”, tha Gjekmarkaj.
Më tej, ai tha se, megjithëse përmbytjet e regjistruara nga veriu në jug dëmtuan shumë familje, nga ana e qeverisë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, e vendosi theksin tek përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri nga veriu në jug si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin përgjatë javëve të fundit.
“Në vend të një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh”, vijpi më tej deputeti i PD.
Agron Gjekmarkaj: Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror.
Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas.
Ka zëra dhe diskutime publike mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore. Në vend te tyre nuk është hapi të shohin ndonjë leje ndërtimi. Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë. Premtimet bien si shi dhe shiu nuk ndalet kurrë dhe ai sillet sipas qejfit. Në vend t një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh.
E gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet, jemi për të ngritur zërin e një komuniteti ë nuk e meriton të trajtohet si tokë e askujt. Jemi këtu për të thënë qartë se Lesha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena përpara kamerave.
and then