Vrasja e biznesmenit Edmond Mahalla në Elbasan, Gazetarja zbardh detajet: Autori ka qenë ortak me viktimën

Gazetarja, Xhensila Kodra, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mahalla në Elbasan. Ajo thekson se njëri prej atuorëve ka qenë ortak biznesi me viktimën, por sipas saj, kanë pasur dhe prishje të pazareve të drogës.

“ Në momentin e parë që ndodhi ky atentat dukej që ishte një skenë e mirë organizuar që nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mahalla i njohur edhe me identitetin tjetër Edmond Hyka. Por njëkohësisht të gjitha provat e mbledhura në vendngjarje, duke nisur që nga vendi ku ka ndodhur krimi.

Por edhe provat e mbledhura gjatë kohës që automjeti tip AUDI, u dogj duket se kanë qenë tepër amator në zbatimin e këtij krimi.

Që do të thotë se provat çuan në zbardhjen e personave të arrestuar. Ka qenë prova më e fortë e automjetit tip audi. Prova më e fortë, automjet që autorët kanë përdorur gjatë momentin që kanë kryer krimin dhe më pas vajtën e dogjën në fshatin Mirakë.

Ky automjet ishte në pronësi të një kompanie, që e ka pasur më herët viktima, por tani e ka personi i arrestuar që u shpall dhe në kërkim Xhino Ago është ish-ortaku i viktimës. Pikërisht konfliktet mes tyre kanë qenë për çështje biznesi, por edhe për sa i përket prishje të pazareve të drogës.

Konkretisht kjo ishte prova më e fortë që Policia e Elbasanit kishte në duar. Pronësia e mjetit të përdorur nga autorët që më pas u dogj, me armën e krimit. Por njëkohësisht dhe aktet e shitblerjes. Dhe akti i dytë e autorit të dyshuar siç ishte në rastin konkret autori Xhino Ago, i cili ka mohuar të jetë pjesë e vrasjes apo të ketë lidhje me ish-ortakun e tij Mondi Mahalla.”, tha gazetarja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×