Enver Bytyçi: BE ka interes ta mbajë Shqipërinë pranë, edhe kështu si është

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar perspektivën e anëtarësimit evropian të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Europian.

Bytyçi u shpreh se pavarësisht sfidave të brendshme të Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve, Bashkimi Europian nuk ka interes të dobësojë raportet me Tiranën.

“Nuk mendoj se BE dhe Shqipëria do të dobësojnë marrëdhëniet. BE interesohet që në Ballkan të ketë një shtet ku justifikon qëndrimet e veta,” u shpreh ai.

Sipas profesorit, Shqipëria shihet si një partner i besueshëm i Brukselit, pavarësisht problemeve të rënda të qeverisjes.

“Edhe në Shqipërinë që është më besnike se duhet, do të fajësohet BE dhe jo Shqipëria. BE ka interes ta mbajë Shqipërinë, edhe kështu të korruptuar, të ankoruar pas vetes,” deklaroi ai.

Bytyçi nënvizoi se kjo dinamikë vjen nga kalkulime gjeopolitike dhe nevoja e BE-së për të ruajtur ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një kohë me rivalitete të shtuara ndërkombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×