FOTO/ Ky është Nevzat Spaho, autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Mëhallës në Elbasan.

Ky është Nevzat Spaho, autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Mëhallës në Elbasan.

Gazetarja e New24, Xhensila Kodra, ka siguruar foton e personit të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

Whatsapp Image 2025 12 03 At 21.18.23
Whatsapp Image 2025 12 03 At 21.18.23

29-vjeçari u arrestua sot në Prrenjas, qyteti ku jeton Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori i Mëhallës.

Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”.

Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×