
U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
and then