
Bayer Leverkusen është kualifikuar në çerekfinalet e DFB-Pokal, pasi mposhti Borussia Dortmund me rezultatin minimal 1-0 në “Westfalenstadion”. Heroi i mbrëmjes ishte i riu Ibrahim Maza, i cili në minutën e 34-t përfitoi nga një çarje në mbrojtjen vendase dhe me një goditje të harkuar dërgoi topin në këndin e sipërm të portës.
Dortmund, që vetëm tre ditë më parë kishte triumfuar ndaj Leverkusen në Bundesligë, kësaj here nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara, me Adeyemi, Anton dhe Nmecha që gabuan në tentativat e para. Në pjesën e dytë, Nmecha provoi sërish, por Flekken reagoi në kohë.
Leverkusen shënoi edhe një herë me Martin Terrier, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Në minutat e fundit, Dortmund kërkoi me ngulm barazimin, por Jobe Bellingham nuk shfrytëzoi një mundësi të artë për t’i çuar skuadrat në shtesë.
Në fund, Leverkusen ruajti avantazhin dhe siguroi një kualifikim të rëndësishëm në fazën çerekfinale të kupës, aty ku do të sfidojnë Leipzig. Skuadra lindore mundi pa probleme nga ana e saj mbrëmjen e së martës Magdenburg me shifrat 3-1. Ishin miqtë që realizuan të parët me penalltinë e Gnaka, por Nusa rivendosi barazpeshën pas 8 minutash lojë. Vendasit do të gjenin edhe dy herë të tjera rrjetën me austriakun Christoph Baumgartner, duke prerë biletën për në fazën çerekfinale.
and then