“Nuk na fyen dot! Qepe gojën”/ Tensione tek “Ekonomia”, Shehaj përplaset me Braçen: Po bëni teatër! Lekët që mund t’ua jepnit fermerëve, i vodhët në tunelin e Llogarasë

Tensione ka pasur në komisionin parlamentar të Ekonomisë, mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt.

Shehaj: Nuk e kuptoj pse i bëjmë gjërat e vështira kot. Pse kushton më pak të importosh produktin jashtë? Sepse shtetet e tjera subvencionojnë fermerët. U japin para, nuk e kanë fajin ata.
Këtu paratë vidhen. Nëse 190 mln euro nuk do ishin harxhuar, por do të ishin shpenzuar 150 për tunelin e Llogarasë, 50 mln euro do të kishit mundësi t’ua jepnit fermerëve. Dhe këtu bëhet fjalë për vetëm një tender. Paratë që mund t’u shkojnë fermerëve ju si mazhorancë i vidhni, mos bëni teatër. Diskutime të tilla bëjini në grupin parlamentar të PS.

Zonja kryetare më ndërprerë fjalën, mbani mungesat e thoni kush do flasë më shumë. mos e bëni këtë komision më shumë qesharak seç është.

Braçe: (përplas tavolinën) Nuk mund të vish këtu e të na fyesh ne. Qepe të them.

vijon/…



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×