Pas mbledhjes me më të votuarit, Salianji zbret në bazë. Zhvillon sot takim me qytetarët e Durrësit

Ervin Salianji do të zhvillojë sot në orën 18:00 takime me qytetarët në Durrës.

Ish-deputeti Salianji i nis takimet në bazë pas takimit që zhvilloi me më të votuarit e PD në Primare dhe më të votuarit nga listat e hapura në 11 maj.

Të pranishëm në mbledhjen e parë ishin Ilir Alimehmeti (më i votuari në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në listën e hapur të Durrësit), Gent Cela (Qarku Fier), Qani Xhafa (Qarku Elbasan), Ted Kopliku (Qarku Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Qarku Dibër), Alma Kore (Qarku Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Qarku Berat), Nada Daullja (Qarku Vlorë), si dhe një sërë kandidatesh të votuara dhe fitues të primareve.

Qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik. Diskutimet u fokusuan mbi rikthimin e ADN-së fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×