
Kreu u PD Sali Berisha ka dënoncuar skandalin Balluku, duke u ndalur edhe tek çështja e Mogherinit.
Berisha u shpreh: “Pas skandalit të vjedhjes së 50 milion eurove në tenderin e tunelit të Llogarasë, plas skandali i vjedhjes së miliona eurove të taksapaguese me kampusin e kolegjit Europian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini. E përbashkët e skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dy është protagonist kryesor Edi Rama. Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare. Kampusi i Kolegjit duke marrë për qëllim truallin e parashikuar . për të vazhduar vjedhjen e parave kanë fryrë koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë…”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha theksoi se rroga mesatare në Shqipërisë është pesë herë më e ulët.
“Me një marrëveshje sekrete që nuk u publikua është ndryshuar edhe destinacioni i Piramidës që me një shumë 16 milionë euro u rikostruktua për të funksionuar për të rinjtë por del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në pronësim apo përdorim askush se di. Qëndrimi ligjor ndaj lubi ballukut dhe lubi Mogherinit është i ndryshëm jo i njëjtë. Në Bruksel u arrestua Mogherini dhe bashkëpunëtorët e saj pasi ju hoq imuniteti në përputhje me ligjin. Drejtësia nuk u pengua”, tha ai.
and then