
Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një kërkesë drejtuar GJKKO-së në lidhje me trajtimin e klientit të tij duke pretenduar se atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese, ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e vendosjes së tij në kafaz hekuri apo kabinë xhami gjatë seancave gjyqësore.
Në kërkesë thuhet se ky trajtim i Metës e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave, krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar” dhe ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.
Kërkesa e plotë:
KËRKESË:
Ilir METAJ, i biri Rexhepit, dhe Fiqiretes, dtl 24 mars 1969, lindur në Çepan, Skrapar, me adresë banimi Tiranë, Rr, “Vaso Pasha” Nd. 1817. H.0, Ap.005 ose pranë Partisë Lirisë, Sheshi Uillson. Përfaqësuar me Akt-Përfaqësimi, të lëshuar më datë 22.05.2025 nga Studio Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr license 8315 regjistruar pranë Dhomës Avokatisë Fier. Email: [email protected] nr.0699413001.
Për Konstatimin e Shkeljes së të Drejtave Kushtetuese dhe Ndërprerjen e Vendosjes së të Pandehurit në Kafaz Hekuri/Kabinë Xhami gjatë seancës gjyqësore.
Shkelja e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Shkelja e nenit 30 të Kushtetutës së Shqipërisë Prezumimi i pafajësisë,
Shkelja e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ – E drejta për mbrojtje efektive
Gjykatës Posacme Shkallës Parë Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar,
Gjyqtare z. Irena GJOKA
PER DIJENI:
Drejtuesit z. Erion BANI
E nderuara znj. Gjyqtare seancës paraprake,
I nderuar Drejtues i Gjykatës Posacme Shkallës Parë Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar,
Pranë Gjykatës Posacme Shkallës Parë Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar, është paraqitur kërkesa e Prokurorisë Posacme Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar, për kalimin në gjyq të procedimit penal ndaj Presidentit Republikës z. Ilir Metaj etj.
Nëpërmjet kësaj kërkese, i pandehuri Presidenti z. Ilir METAJ, përfaqësuar nga mbrojtësi i tij ligjor, Studio Ligjore CAKRANI, av. Kujtim Cakrani, kërkon nga Gjykata:
Konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale, si pasojë e vendosjes së tij në kafaz hekuri / kabinë xhami në sallën e gjyqit;
* Urdhërimin e menjëhershëm për heqjen e çdo forme izolimi degradues (kafaz hekuri, kabinë xhami, mjet tjetër ndarës), dhe
* Vendosjen e të pandehurit në sallën e gjyqit pranë mbrojtësit, sipas standardeve të një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtësisë efektive.
- BAZA FAKTIKE
I pandehuri është paraqitur në seancat gjyqësore të kësaj çështjeje në një kabinë xhami / kafaz metalik, i izoluar fizikisht dhe vizualisht nga pjesa tjetër e sallës.
Ky trajtim:
e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave;
krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar”;
ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.
III. BAZA JURIDIKE
- Shkelja e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Neni 3 KEDNJ ndalon çdo trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. GJEDNJ ka vendosur në çështjen Svinarenko & Slyadnev kundër Rusisë (2014) se:
“Vendosja e të pandehurit në kafaz metalik në gjykatë përbën në vetvete trajtim poshtërues dhe çnjerëzor.”
Kjo praktikë është konsideruar shkelje absolute, të palejueshme në asnjë rrethanë. Edhe kabinët e xhamit konsiderohen problematike nga GJEDNJ, pasi:
kufizojnë të drejtën e mbrojtjes,
izolimi vizual dhe fizik dëmton dinjitetin,
ndikojnë në perceptimin e pafajësisë.
- Shkelja e nenit 30 të Kushtetutës së Shqipërisë – Prezumimi i pafajësisë
Vendosja e të pandehurit në kafaz/kabinë të mbyllur krijon perceptim vizual të fajësisë dhe rrezikshmërisë, gjë që bie ndesh me parimin kushtetues që:
“Kushdo prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të jetë provuar me vendim të formës së prerē.”
Kjo formë e paraqitjes së tij në sallë e dëmton rëndë perceptimin publik dhe gjyqësor të pafajësisë.
- Shkelja e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ – E drejta për mbrojtje efektive Izolimi i të pandehurit në kabinë:
e pengon të komunikojë lirshëm me mbrojtësin; vështirëson dëgjimin dhe kuptimin e procedures;
e vendos në pozicion inferior gjatë procesit.
Sipas praktikës së GJEDNJ, çdo ndërhyrje që e privon të pandehurin nga komunikimi efektiv me avokatin përbën shkelje të nenit 6 të Konventës.
- Shkelja e dinjitetit njerëzor dhe standardeve ndërkombëtare
Dinjteti është vlerë themelore e mbrojtur nga Kushtetuta dhe instrumentet ndërkombëtare. Komiteti Evropian kundër Torturës (CPT) ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që:
Të gjitha shtetet evropiane të heqin kafazet metalike dhe kabinat e izolimit në gjykata.
Praktika e vendosjes së të pandehurve në kafaze hekuri ose në kabina të mbyllura me xham në sallat e gjyqit në Shqipëri përbën një formë trajtimi degradues dhe poshtërues, e cila bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) si dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
- KËRKESA
Në bazë të argumenteve të mësipërme, kërkohet që Gjykata të vendosë:
- Konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale të të pandehurit, si pasojë e vendosjes së tij në kafaz/kabinë të mbyllur,
- Ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike në seancat e ardhshme;
- Vendosjen e të pandehurit pranë mbrojtësit, pa barriera fizike dhe pa izolim, në përputhje me parimin e dinjitetit njerezor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje efektive;
- Urdhërimin e administratës së gjykatës dhe të institucionit të sigurisë për zbatimin e masave të përshtatshme jo degraduese gjatë sjelljes së tij në sallë.
- Përfundim
Vendosja e të pandehurit në kafaz hekuri apo kabinë xhami përbën shkelje serioze të:
nenit 3 dhe 6 të KEDNJ,
nenit 28, 30 dhe 31 të Kushtetutës,
standardit të dinjitetit njerëzor,
praktikës së GJEDNJ dhe rekomandimeve të CPT.
Si e tillë, kjo praktikë duhet menjëherë të ndërpritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor.
Deri sa të meren masat që kjo shkelje dinjitetit nerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet ne nuk do zhvillojmë seanca gjyqësore.
Besojmë dhe shprehsojmë se do meren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdoj sipas standartit të prezumimit pafajësisë dhe dinjitetit njerozor
Av. Kujtim CAKRANI
and then