Sipërfaqe toke dhe apartamente/ Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë

Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë. Gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.

Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×