
Kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu nga një lidhje direkte nga SHBA, për “News 24” , foli për forumin “Unioni Ndërkombëtar për Demokraci”, që u zhvillua në Washington.
Mendoi nënvizoi rëndësinë e këtij Forumi të IDU, duke thënë se me aleatë dhe Kongresmenët diskutoi për problematika si krimi i organizuar apo përdorimi i gjyqësorit për të goditur opozitën.
“Forumi ka nisur dje. Obrien u fokusua në sfidat globale të sigurisë, padyshim edhe Ballkani dhe në mënyrë të veçantë njohja nga Serbia e pavarësisë së Kosovës. Fokusi im si përfaqësues i opozitës ka të bëjë me standardet e demokracisë në Shqipëri, problemet me krimin e organizuar dhe përdorimin e gjyqësorin. Pritet që të jetë edhe sekretari Rubi që do të flasim për sfidat e sigurisë, angazhimet e NATO-s. Por kam shfrytëzuar këtë forum për të biseduar për çështje të rëndësishme. Mbështetjen e parë opozita shqiptare e ka marrë dje në seancë dëgjimore që u zhvillua në Komitetin për Europën. U përmend nevojë për ndryshim real sa i përket gjyqësorit. Gjyqësori përdoret për interesa politike. Padyshim do t’i diskutojmë këto çështje edhe në mbledhjen që do zhvillohet ditën e premte, ku unë jam pjesë e këtij ekzekutivi së bashku me kolegen Albana Vokshi”.
Gjatë intervistës komentoi edhe deklaratën e kongresmenin amerikan Keith Self, për reformën në drejtësi, duke qëndruar në të njëjtën linjë me qëndrimet e tij. Ndërsa shtoi se është shumë e rëndësishme që pas një periudhe 10-vjeçare gjërat duhen parë në thelb.
“Mendoj që pas një periudhe 10-vjeçare gjërat duhen parë në thelb. E kam thënë disa herë që drejtësia është përdorur për të goditur opozitën sidomos përpara zgjedhjeve. Sic e tha edhe kongresmeni Self, sot janë me qindra mijëra dosje dhe koha për të marrë një vendim shkon deri në 15 vjet. Koncepti që është ndërtuar në Shqipëri sot për fat të keq duket sikur drejtësia është SPAK. SPAK nuk mundet Prokuroria të jetë drejtësia, ajo që vendos në fund është gjykata. Këto shqetësime nuk janë vetëm të opozitës apo qytetarëve shqiptarë, por edhe të partnerëve. Nga SHAB kërkohet me ngul është lufta kundër trafikut të drogës dhe lidhjeve me kartelet e drogës. Padyshim këto grupe kanë gjetur terren të mirë për shkak të marrëdhënie me qeveritë shqiptare”, tha Mediu.
and then