
Rruga e vjetër që lidh Kukësin me Kalimashin, Shënmrinë dhe Pukën po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Në të gjithë gjatësinë e rrugës, shtresa e asfaltit ka pësuar çarje të shumta, ndërsa gropat e thella po shndërrohen në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.
Një problematikë madhore mbetet një nga urat e këtij segmenti rrugor, e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme në strukturën e saj, duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.
Kompania kontraktore “Geci” që ka në administrim aksin nga Fushë-Dukagjini deri në Qafë-Shllak, përfshirë edhe rrugën e vjetër nuk ka kryer asnjë ndërhyrje për mirëmbajtjen e rrugës. Për dëmtime në ura apo ndërhyrje të mëdha strukturore, kompania nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë financimi, pasi këto ndërhyrje kërkojnë projekte të posaçme dhe fonde shtesë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Sipas kompanisë “Geci” projekti për ndërhyrjet në urë është përgatitur dhe i është dërguar ARRSH-së për alokim fondesh.
and then