VIDEO/ 25-vjet Dhoma Amerikane e Tregtisë, VanHorn: Presidenti Trump ka për zemër marrëveshjet e drejta për të garantuar kompeticionin dhe luftën kundër korrupsionit

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri feston 25 vjetorin e themelimit në një Mbrëmje Gala, në ambientet e Mak Albania, me prezencën e Presidentit te Republikës  Bajram Begaj, Të Ngarkuarës me Punë në Ambasadën Amerikane znj, Nancy VanHorn dhe përfaqësues të Parlamentit, institucioneve shtetërore dhe trupit diplomatik.

Mbrëmja filloi me ceremoninë zyrtare dhe përshëndetjet e përfaqësuesve të lartë të shtetit dhe diplomacisë si edhe drejtuesve të Dhomës Amerikane.

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, theksoi se Dhoma Amerikane e Tregtisë mbetet kyçe në forcimin e zërit të biznesit dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

“25 vite më parë Dhoma Amerikane e Tregtisë u themelua me një vizion të guximshëm, që të shërbejmë si një urë mes komuniteteve amerikane dhe shqiptare dhe për të nxitur një mjedis që bën që kompanitë të konkurrojnë me drejtësi dhe të lulëzojnë.

Presidenti Trump ka për zemër marrëveshjet e drejta për të garantuar kompeticionin, luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të transparencës, duke bërë të mundur që bizneset amerikano-shqiptare të operojnë dhe të kenë sukses dhe të tërheqin më tepër investime nga Shqipëria.

Nëse doni të mendoni, mendoni gjëra të mëdha. Kështu që mendoj se kjo përfshin frymën ambicioze, inovatore që shtyn përpara partneritetet e Shteteve të Bashkuara me mbarë botën”, tha e ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë Neritan Mullaj, nënvizoi se Dhoma ka luajtur rol të rëndësishëm duke ndikuar në reforma zhvillimore.

Pjesëmarrës në këtë event ishte dhe presidenti Bajram Begaj.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kjo marrëdhënie strategjike është shprehur qartë edhe në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një mbështetje vendimtare për përparimin tonë demokratik dhe konsolidimin e institucioneve”, theksoi Begaj.

Mbrëmja Gala mblodhi përfaqësues të Parlamentit, institucioneve shtetërore, trupit diplomatic dhe përfaqësues të biznesit. E themeluar në vitin 2000 me 44 kompani, Dhoma Amerikane e Tregtisë është rritur në një komunitet prej 276 kompanish anëtare dhe përfaqëson bizneset më të rëndësishme që operojnë në vend.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×