
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri feston 25 vjetorin e themelimit në një Mbrëmje Gala, në ambientet e Mak Albania, me prezencën e Presidentit te Republikës Bajram Begaj, Të Ngarkuarës me Punë në Ambasadën Amerikane znj, Nancy VanHorn dhe përfaqësues të Parlamentit, institucioneve shtetërore dhe trupit diplomatik. Mbrëmja ka filluar me ceremoninë zyrtare dhe përshëndetjet e përfaqësuesve të lartë të shtetit dhe diplomacisë si edhe drejtuesve të Dhomës Amerikane.
Mbrëmja Gala e 25 vjetorit të AmCham është konceptuar me elementë të festës dhe nderimit të anëtarëve të parë dhe do të shënojë një moment kulmor në historinë e organizatës që për çerek shekulli ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e parametrave të klimës së biznesit dhe fuqizimin e marrëdhënieve me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E themeluar në vitin 2000 me 44 kompani vizionare, AmCham Albania është rritur në një komunitet vibrant prej 276 kompanish anëtare dhe përfaqëson bizneset më të rëndësishme që operojnë në vend.
and then