“Agjendë personale”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Në takimin e Durrësit ishin 500 demokratë. Morën pjesë drejtuesit e degës së PD

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili deklaroi në media se takimi me strukturat e PD në Durrës është agjendë personale e Salianjit dhe disa ish-kandidatëve për deputetë në listat e hapura në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Salianji tha se në takimin e së mërkurës me degën e PD në Durrës, ishin rreth 500 veta.

“Ishte struktura e PD, kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës. Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.

Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Ishin 500 njerëz dje në takim, në Durrës, ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës. Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.

Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve.

Kryetari sot aty është i komanduar, nuk kam paragjykime, por janë edhe këta që kanë marrë vota dreqi e mori.

Prandaj shkon PD në këtë numër votash…ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe nuk kanë përfituar asgjë. PD duhet të formatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribute dhe kanë marrë vota. Unë do dëgjoj ccdo shqetësim. Ia kam thënë Berishës dhe thotë do ndryshojmë, do gjejmë zgjidhje. Sa kam folur në ccdo mbledhje të Kryesisë. U bë markë pse u takuan në kafe këta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×