Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

Arsenal i përgjigjet Man.City, me “topçinjtë” që largojnë frikën, triumfojnë 2-0 në derbi përballë Brentford duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s.

Në “Emirates”, ekipi i Artetas gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të me një aksion fantastik, të finalizuar me kokë nga Merino. Arsenal kishte kontrollin e lojës, tentuan në çdo formë të gjenin edhe golin e dytë, por në ishin dhe me fat ku portieri Raya vuri në jetë një mrekulli të vërtetë teksa devijoi një goditje të fortë me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.

Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” bombarduan portën e Brentford, ku Calafiori tentoi në dy raste me goditje nga distanca. Më fund, në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Saka gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, një sukses 2-0 kënaq trajnerin Arteta:

“Ndaj Brenford është gjithnjë e vështirë, atyre i mjafton edhe një rivënie fundore për të sjell kaos. Një gol nuk mjafton kurrë për të qëndruar të qetë, por mendoj se e dominuam këtë derbi, krijuam më shumë raste. Në përgjithësi jam i kënaqur pasi kjo nuk ishte një javë e lehtë”, u shpreh Arteta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×