“Bëj gargarë, laj gojën me ujë Vlore”, Shehaj i kthehet Ballës: Gjuhë si të viteve 90. Taulanti u shqetësua dje se…

Vijon debati mes Taulant ballës dhe kreut të Mundësia, Agron Shehaj.

Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit iu kundërpërgjigj Ballës, ndërsa theksoi se ky i fundit përdor gjuhë si në vitet 90.

“Taulant Balla bëri një shfaqje sot dhe me një gjuhë të viteve 90, mendonte se do ia dilte. Pasi ofendoi gjuhë bajate, e shpërndahu në të gjitha mediat. S’pata kohë të dilja jashtë, hapa telefonin dhe ishte në të gjitha mediat. Taulant Balla shan Agron Shehjan. Se më shau mua Taulant Balla dhe unë do të shqetësohem. Ai është i shqetësuar Balla se dje prokurori që i mbylli atij dosjen, në Apel u vendos që të hapej çështje sërish. Dhe ndaj u shqetësua. Nuk e di ku e gjen kurajon Balla të vijë këtu dhe të më sulmojë mua?! Zonja kryetare juve nuk ju bëjnë përshtypje këto emra? Po mbroni të korruptuarit?!”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×