Berisha s’ia njeh ‘meritat’ Salianjit: Na dha bashkinë e Kavajës? Kur ishte në burg, në ‘11 Maj’ morëm 3 mijë vota më shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u pyet për faktin nëse ia njihte meritat ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji për rezultatin e fitores në bashkinë e Kavajës, ai tha se në atë kohë ky i fundit ishte në burg.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se madje kur Salianji ishte në burg, në 11 maj PD mori 3 mijë vota më shumë.

“Ai është i ngarkuar, ka një zonë ku duhet të bëjë analiza. Ai ka të drejtë që të bëjë takime në zonën ku punon. Zgjedhja është thelb i lirisë, ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë. Salianji ishte në burg kur….janë marrë nja 3 mijë vota më shumë në këto zgjedhje.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×