“Botërori i mundur për Kosovën, kemi shanse”, Foda nga Washingtoni: Jemi në formë, mezi pres shortin

Direkt nga Washingtoni aty ku mbahet të premten në orën 18.00 shorti i botërorit, trajneri i Kosovës, Franko Foda foli për tema të ndryshme. Ndër të tjera, Foda theksoi se dardanët kanë shanse për botëror.

“Kur je pjesë e shortit, ndihesh sikur je në Kupën e Botës. Edhe pse ende nuk jemi zyrtarisht aty, besimi ekziston. Duhet të fitojmë dy ndeshje dhe ne besojmë se mund t’i fitojmë.

Ai vlerësoi disa prej lojtarëve që janë bashkuar së fundmi me kombëtaren, duke përmendur veçanërisht Fisnik Asllanin dhe Albian Hajdarin, të dy pjesë e Hoffenheim.

“Prurjet e reja kanë qenë vendimtare. Asllani dhe Hajdari e kanë ngritur nivelin e ekipit. Sot kemi një ekuilibër shumë të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë.

Sllovakia, rivali i Play Off, gjysmëfinalja- Sllovakia fitoi 2:0 ndaj Gjermanisë dhe kjo tregon forcën e saj. Por nëse duam të jemi në Kupën e Botës, duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Jemi në formë të mirë, më të vetëbesuar se kurrë dhe bindja jonë është se mund t’i mposhtim këto ekipe.

Fisnik Asllani- Ka raportime për interesimin e Bayern Munichut dhe Dortmundit. Ai e meriton një klub të tillë. Është inteligjent, i shpejtë në hapësira të ngushta, teknikisht shumë i fortë dhe shënon gola të rëndësishëm. Për këtë arsye ishte kaq e rëndësishme ta bindnim të luante për Kosovën”- tha ai.

Kosova luan në gjysmëfinale të Play off ndaj Sllovakisë, ndërsa në rast kualfikimi, pret në Prishtinë fituesin e Turqi–Rumani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×