Braçe flet për minatorët e Spaçit në Kuvend: Ministrja atribuoi ligjin për mbrojtjen juridike të investitorëve, por punëtorëve…

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka folur në parlament për minatorët e Spaçit. Braçe theksoi se të gjithë punonjësit në sektorin minerar meritojnë mbrojtje juridike.

“Gjëja të them dëgjova pak më herët ministrin që foli dhe i atribuoi këtij ligji edhe rritjen e sigurisë juridike për investitorët. E keni bërë mirë këtë gjë, por mos kemi një çekuilibër, po për sigurinë juridike të punëtorëve.

Në këtë sektor kush do të flasë. Ngjarja që kemi në minierën e SPAÇ-it është një element për çekuilibrin që kemi në këtë aspekt. Midis një investitori natyrisht me kontratë me Republikën e Shqipërisë, natyrisht shtetas ve shqiptarë dhe të huaj që punojnë në sektorin minerar edhe këta meritojnë mbrojtje juridike. Të vetes së tyre dhe mbi të gjitha të të ardhurave të tyre.”, tha Braçe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×