Mediu në Washington takim me Kongresmenë: Diskutuam për problemet në Shqipëri dhe mungesën e zgjedhjeve të lira

Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu ka vijuar takime me kongresmenët në forumin e IDU që është mbajtur në Washington DC.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Mediu shprehet se në këto takime fokusi ishte bashkëpunimi me SHBA. Gjithashtu shprehet se ndër çështjet me rëndësi që ndau me miqtë në Kongres, ishin edhe problemet në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të faktuar nga ODHIR, ndikimi i krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit në zgjedhje, përdorimi politik i gjyqësorit, si edhe krijim i një sistemi parti shtet

Statusi në Facebook

Ëashington DC — Gjatë takimit të Forumit të IDU në Washington DC, u takova dhe diskutuam me kongresmenë për organizimin e përbashkët të Forumit të Sigurisë të përvitshëm tashmë, në muajin shkurt në Kongresin Amerikan për Investimet 5% në fushën e mbrojtjes dhe për nevojën bashkëpunimit me SHBA për të ndërtuar një deterancë politike dhe ushtarake në Ballkan dhe Europë.

Takova Nënkryetarin e Komisjonit të Sigurisë Kongresmenin Clay Higgins, Anëtarin e Komitetit të përhershëm të Inteligjencës dhe Sigurisë Kongresmenin Pat Fallon me të cilin patëm dhe një darkë miqësore, Kongresmenin Darin LaHood anëtar i Komitetit të përhershëm të Inteligjencës, Kongresmen Brian Jack anëtari i Komitetit për Mbikqyrjen e qeverisë, ish drejtor politik në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump.

Me miqtë në Kongres diskutova dhe për problemet në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të faktuar nga ODHIR, ndikimi i krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit në zgjedhje, përdorimi politik i gjyqësorit dhe krijim i një sistemi parti shtet, i cili ka shkatërruar funksionimin e pluralizmit dhe demokracisë, i papranueshëm për një vend anëtar të NATOs.

595481546 1364017515181686 250147933707520036 N

594032956 1364017508515020 4189031070579770937 N

594131479 1364017501848354 3768631906776411068 N

594154641 1364017491848355 3317280256701369744 N

595383607 1364017495181688 4730593997940823774 N



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×