“Mogherini paguhej për t’i thurur lavde Ramës”, Ina Zhupa: Ndërkombëtarët po refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare, fondacioni gjerman vendosi të…

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka marrë fjalën e saj në Kuvend për ndërprerjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me fondacionin gjerman “Hanns-Seidel”. Zhupa tha se është një nga rastet që tregon se ndërkombëtarët nuk duan të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare.

Sipas deputetes, me qeverinë shqiptare bashkëpunojnë vetëm ndërkombëtarët si Federica Mogherini që paguhen me para për t’i bërë lavde qeverisë.

“Ky është një rast ku partnerët nuk i besojnë më Shqipërisë. Ku ndërkombëtarët nuk bashkëpunojnë më me Shqipërinë. Kjo nuk ndodh për shkak të një agjende të një fondacioni. Është sepse lexojnë raportet për Shqipërinë, shikojnë rekordet e lidhura me korrupsionin, drogën dhe krimin, për të kuptuar se nuk ia vlen të bashkëpunosh me qeverinë shqiptare. Me qeverinë shqiptare bashkëpunojnë vetëm ato të llojit të vet. Këtë e tregoi rasti i Federica Mogherini-t.

Vetëm se është ndërkombëtare (Mogherini) dhe rektorja e një universiteti merr miliona euro nga buxheti i këtij shteti të varfër, që nuk investon në arsim. 17 mln nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për godinat, i dhurohen godina nga këshilli bashkiak i Tiranës vetëm për ta mbajtur mirë për ndërkombëtarët e korruptuar që ajo të fliste sa afër integrimit është qeveria shqiptare dhe se e arritshme është 2030.

Broçkulla të paguara shtrenjtë nga paratë e taksave të shqiptarëve ndërkohë që për atë vend atje kishte një vendim nga 2013 për të bërë kampus universitar nga student dhe pedagode që mësojnë në kushte që s’kanë lidhje fare me standartet evropiane. Më e frikshme është të shikosh buxhetin e arsimit. Shqipëria alokon në pak fonde për arsimin

Shqipëria alokon pak fonde për arsimin. Sipas INSTAT, shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2,9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin. Sepse nuk e kanë prioritet arsimin se ndryshe do i vinin paratë për nxënësit, për studentët, për mësuesit, për pedagogët.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×