“Rama duhet ta shkarkojë Ballukun”, Andoni: Pas saj të marrin detyrën zëvendësit dhe drejtësia të bëjë punën e saj

Analisti Ben Andoni, përmes një komunikimi në studion e News24 ka folur për rastin e Belinda Ballukut dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas masave të sigurisë që iu vendosën asaj.

Andoni u shpreh se që në momentin kur Rama rizgjodhi Ballukun si zv/kryeministre ka pasur një reagim publik kundër kësaj zgjedhjeje.

Sipas tij Rama duhet të braktisë retorikën e përdorur deri tani në mbrojtje të Ballukut, dhe ta shkarkojë atë nga detyra.

Andoni shtoi se pas kësaj mund t’u hapet rruga zv/ministrave të Ballukut që të nisin punën duke marrë kompetencat e ministrit të linjës.

“Kur u rizgjodh Balluku si zv/kryeministre ka pasur një reagim publik se përse duhet të ishte ajo. Rama e di më mirë nga të gjithë të tjerët cilët ministra kanë probleme me drejtësinë. Kemi një element të thjeshtë demokratik. Mogherini e bëri shumë mirë që dha dorëheqjen dhe vendoset e lirë përpara ligjit duke hequr imunitetin në sensin që kur jep dorëheqjen i jep mundësi shtetit tënd të vijojë punën e vet. Rama duhet ta lërë këtë retorikë por ka gjënë më të lehtë në botë të shkarkojë Ballukun dhe me mekanizmat e tjera, zëvendësit e Ballukut të fillojnë punën”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×