Skandali “Mogherini”/ Tritan Shehu: Shqipëria ka derdhur 17 milionë euro. Kryeministri duhet të japë sqarim

Në fjalën e tij  në Kuvendin e Shqipërisë, Tritan Shehu kërkoi që të sqarohej skandali i Mogherinit. Shehu tha se Shqipëria ka derdhur 17 milion euro dhe se për këtë kryeministri i detyrohet shqiptarëve një shpjegim.

“Për një cështje që kryeministri shqiptar është involvuar shumë, e kam fjalën për skandalin e Mogherinit që kërkon një sqarim. Shqipëria ka derdhur 17 milionë euro dhe ka pasur një skandal i madh. Parlamenti shqiptar duhet të bëjë sqarime. Ministri i jashtëm duhet të flasë. Këtë e konsideroj me rëndësi. Dhe kërkoj nga ju , sepse duhet të informohemi sepse ky skandal prek edhe financat shqiptare”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×