Tentoi të kalonte mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari në Kakavijë

Një 54-vjeçar është proceduar pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 22 250 euro pa i deklaruar.

Nga policia është sekuestruar shuma e parave.

“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×