
Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të sektorit financiar global dhe pjesë e grupit Financial Times. Me një histori të gjatë që nga viti 1926, The Banker njihet për analizat e tij në tregun financiar, metodologjinë rigoroze të vlerësimit dhe reputacionin ndërkombëtar në mbi 160 tregje bankare.
Ky çmim i rëndësishëm vendos në fokus punën e konsoliduar të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga rritja e qëndrueshme, konsolidimi i performancës financiare, transformimi digjital dhe orientimi drejt përvojës së klientit. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Londër, përfaqësues të bankës morën trofeun si një dëshmi e qartë e standardeve të arritura.
Vlerësimi nga The Banker vjen pak muaj pas shpalljes së bankës si “Banka më e Mirë në Shqipëri 2025” nga Euromoney, duke e bërë këtë vit një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e institucionit: dy prej emrave më të besueshëm në industrinë financiare ndërkombëtare konfirmojnë të njëjtën gjë, Tirana Bank po shkëlqen!
“Të vlerësohesh si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ky çmim, së bashku me vlerësimin e marrë nga Euromoney, tregon qartë se puna jonë po perceptohet dhe vlerësohet si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Jemi krenarë për gjithçka që kemi ndërtuar dhe të vendosur të vazhdojmë me të njëjtin ritëm ambicioz.”, u shpreh z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.
Sipas metodologjisë së Financial Times, çmimet “Banka e Vitit” vlerësojnë institucionet bankare në disa kritere themelore: rritjen dhe stabilitetin financiar, transformimin teknologjik, cilësinë e përvojës së klientit dhe kontributin real në ekonominë e vendit. Tirana Bank u dallua në mënyrë të veçantë në secilin prej këtyre dimensioneve, falë rezultateve të matshme dhe kulturës institucionale të përqendruar tek performanca dhe inovacioni.
Ky vlerësim ndërkombëtar i shton peshë reputacionit të bankës dhe e pozicionon edhe më fuqishëm si një institucion dinamik dhe me rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit financiar në Shqipëri.
and then