
Dy persona janë dëmtuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një piceri në zonën e “Delijorgjit”.
Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për News24 dhe pamje nga vendngjarja, ku shihet se si pasojë e shpërthimit është shkatërruar fasada e biznesit që pritej të hapej së shpejti.
Nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar pronari i ambientit, rreth 40 vjeç. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një 28-vjeçar. Të lënduarit janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
and then