
Vrasja në Elbasan. Prokuroria ka kërkuar masa sigurie për dy të arrestuarit. Mësohet se gjykata ka caktuar seancën më 5 dhjetor.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar zyrtarisht kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurimit ndaj shtetasve Xhino Ago dhe Kujtim Pisha me objekt “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”.
Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 05.12.2025, në orën 10:00, e cila do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.
Ndërkohë, lidhur me shtetasin Nevzat Spaho, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi, të paktën deri në momentin e njoftimit.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.
and then