Zhgënjejnë “bigët”, Chelsea mundet ndaj Leeds, Xhaka frenon Liverpool

Në Elland Road, Leeds i jep fund krizës me katër humbje radhazi duke mposhtur Chelsean 3-1, në rezultatin më surprizues të mbrëmjes të së mërkurës. Ndeshja nisi fuqishëm për vendasit: Bijol shënoi që në minutën e 6-të me një kërcim spektakolar pas asistit të Stach, ndërsa pak para pushimit Tanaka gjeti golin e dytë me një goditje të bukur me të djathtën. Chelsea u rikthye në lojë në fillim të pjesës së dytë me Pedro Neton, i cili shfrytëzoi një kombinim të shkëlqyer me Gittens, por reagimi i Leeds u konkretizua me Calvert-Lewin në minutën e 72-të, që vulosi rezultatin 3-1 falë një topi të rikuperuar nga Okafor. Me këtë fitore, Leeds ngjitet në 14 pikë, ndërsa Chelsea mbetet me 24 dhe zbret në vendin e katërt.

Ndërkohë në Anfield, Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Sunderland të Granit Xhakës, skuadrës surprizë të sezonit, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër oshilacionet e mëdha që po kalojnë këtë periudhë. Pas një pjese të parë me raste nga të dyja kampet, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 68-të me Talbi, i ndihmuar edhe nga një devijim i van Dijk. Sunderland kishte goditur edhe një shtyllë përpara golit, duke konfirmuar formën e mirë. Liverpool reagoi vetëm në minutën e 82-të, kur Wirtz krijoi aksionin që çoi në autogolin e Mukiele për 1-1. Në fund, Chiesa shpëtoi Reds nga një humbje dramatike me një ndërhyrje vendimtare brenda zonës në minutën e 93-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të miqve. Barazimi çon Sunderlandin në 23 pikë dhe Liverpoolin në 22, tashmë 11 pikë larg Arsenalit kryesues.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×