LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, deri më tani janë mësuar 42 prej tyre, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars.

Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues. Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Ëilliams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime.

Vendet pritëse si SHBA, Kanada dhe Meksikë hyjnë në vazon 1. Skuadrat e Play Off si Shqipëria apo Kosova, natyrisht që pozicionohen në vazon e katërt.

Çdo grup do të ketë të paktën një ekip evropian dhe jo më shumë se dy. FIFA ka miratuar një strukturë renditjeje për të siguruar që katër vendet me renditjen më të lartë, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia,  nuk mund të takohen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre përkatëse.

Vazo e parë: Kanadaja, Meksika, SHBA-ja, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania

Vazo e dytë: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia

Vazo e tretë: Norvegjia, Panamaja, Egjipt, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut

Vazo e katërt: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e plejofit



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×