
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion. Në takimin e zhvilluar me aleatë të Federatës së opozitës së Bashkuar, Berisha tha se Shqipëria është një njollë e zezë në hartë e Europës.
“Sot Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Pas raportit të fundit të OSBE/ODHR, tregon që është një regjim që shtyp pluralizmin. Në dallim nga autokracitë tjera elektorale, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Rama Durës së Venezulesës”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek kriminaliteti në vend, duke thënë se Kartelat shqiptare përcaktojnë edhe rezultate elektorale në Amerikën Latine.
“De facto droga është vendimmarrësi kryesor i vendit dhe kartelet e tij. Kartelat shqiptare përcaktojnë edhe rezultate elektorale në Amerikën Latine. Shqipëria është eksportuesi numër 1 i kanabisit në Europë. Por tani janë përcaktues të tregut në Amerikën Latinë. Sipas burimeve të disa shërbimeve përfitues është vetë Edi Rama, është Rama Duro.
Një familje, mbështetës të opozitës, tradicional, më tha “natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku. Aty shkruhej mos shko nesër në zgjedhje. Dhe ishin 1 mijë euro”. Gjithë natën u rropata “të shkoj apo jo”, por nga ana tjetër edhe kërcënimi isht brenda. Sepse lekët mi la dhe pasoja mund të ketë nëse shkoja…Si përfundim nuk shkova. Ky ishte mesazhi i një njeriu të ndershëm. Kjo është më minimalja sepse kërcënimet tjera janë më mizore”, tha ai.
and then