“Qesharake të thuash ‘nuk niset avioni pa Belindën ministre’”, Bozdo: Duhet të ishte shkarkuar, s’ka moral të dorëhiqet

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga SPAK dhe pezullimit të saj nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Bozdo akuzoi Kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe propagandë politike.

“Rama ka tejkaluar vetveten. Gjithë qëllimi i propagandës së PS është të vendosë në gjumë shqiptarët, por këto Rama do t’i bëjë të gjithë idiotë, duke thënë se po të mos jetë Balluku zv/kryeministre qeveria nuk funksionon,” u shpreh Bozdo.

Ai ironizoi deklaratat e kryeministrit, duke shtuar: “Nuk niset avioni për në Kanada po të mos jetë Belinda, thotë. Ka më qesharake se kjo?!”

Sipas Bozdos, Rama duhej ta kishte shkarkuar Ballukun më herët, ndërsa akuzoi zv/kryeministren e pezulluar se po mban postin për arsye personale: “Ajo është e qartë pse nuk do të largohet. Nuk ka moral për ta bërë këtë dhe nuk e pres nga ajo.”

Deputeti demokrat rikujtoi se Balluku sfidoi Kuvendin edhe pas ngritjes së akuzave nga SPAK. “Ishte me akuzë të fortë dhe sfidoi Kuvendin duke u paraqitur aty,” tha Bozdo, duke shtuar se situata aktuale tregon degradimin e standardeve të qeverisjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×