
Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se seanca e datës 12 dhjetor e mbledhjes së Gjyqtarëve mund të jetë publike dhe e hapur për mediat.
Në këtë seancë, sipas Lalës, të 8 anëtarët e mbledhjes së gjyqtarëve do të mblidhen në një seancë me dyer të mbyllura do të vendosin së pari nëse do ta lënë në fuqi vendimin ose jo të GJKKO për pjesën e pezullimit për zonjën Balluku dhe së dyti a do ta marrin në shqyrtim kërkesën e kryeministrit.
“Ka dy opsione, së pari mund të kalojë në seancë dhe mund të jetë mbi bazë dokumentash dhe gjykata do ta shqyrtojë cështjen në themelin e saj dhe do ti thërrasë palët ti depozitojnë pretendimet e tyre me shkrim dhe së dyti mund të jetë seancë publike dhe e hapur për mediat ku do të thirren të gjitha palët në process”, tha gazetarja e Neës24.
E pyetur se si do të vijojë procesi për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, Lala tha se nëse gjenden prova të reja për Ballukun që e rëndojnë pozitën e saj në raport me ligjin, SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsi mase, por kjo do të kërkojë heqjen e imunitetit.
“Nëse do të kërkojë masë më të ashpër, sa i përket masës në shtëpi apo në burg. Maskimi i rasteve të grave kanë qenë ato masa të arrestit në shtëpi dhe do të duhej të kërkojë marrjen e imunitetit të Ballukut”, tha Lala.
Klodiana Lala: Të 8 anëtarët e mbledhjes së gjyqtarëve do të mblidhen në një seancë me dyer të mbyllura do të vendosin së pari nëse do ta lënë në fuqi vendimin ose jo të GJKKO për pjesën e pezullimit për zonjën Balluku dhe së dyti a do ta marrin në shqyrtim kërkesën e kryeministrit. Ka dy opsione, së pari mund të kalojë në seancë dhe mund të jetë mbi bazë dokumentash dhe gjykata do ta shqyrtojë cështjen në themelin e saj dhe do ti thërrasë palët ti depozitojnë pretendimet e tyre me shkrim dhe së dyti mund të jetë seancë publike dhe e hapur për mediat ku do të thirren të gjitha palët në process.
U vendos data 4 por disa nga anëtarët e gjykatës pretenduan se është dosje voluminoze dhe shumë sensitive, është hera e parë që në Shqipëri në një nivel kaq të lartë ka tashmë një akuzë dhe gjyqtarët po marrin kohë për të shqyrtuar dosjen. Në pritje të datës 12 dhjetor ku do të mblidhet mbledhja e gjyqtarëve, kryeministri del cdo ditë të mbrojë Ballukun.
Shpresoj që Kushtetuesja të mbajë një qëndrim të drejtë.
Mund të ketë Prokuoruria e Posaçme nëse gjen prova të reja, unë e kam thënë dhe në një emision më herët nëse mbani mend.
Pikërisht ku Balluku u njoh me masën e sigurisë nga SPAK, gjatë kësaj kohe që po vijon hetimet intensive. Vijojnë çdo ditë, u pyetën pak ditë më parë.
Pra gjatë javës u pyet Erald Elezi, administratori i KESH që është në arrest shpie. Bashkëpunëtori i ngushtë i z.Balluku dhe po ashtu dhe Gentia Gjyli që është kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, u morën në pyetje për orë të gjata.
Ne do duhet të shohim në të ardhmen pra në ditët në se për çfarë janë pyetur sepse janë detaje të cilat janë mbajtur top sekret nëse janë gjendur prova apo fakte të reja.
Nëse gjenden prova të reja për znj.Balluku që e rëndojnë pozitën e saj në raport me ligjin. Patjetër që SPAK-u ka të drejtë të kërkojë ashpërsi mase, por këtu ndryshon gjëja.
Nëse do të kërkojë masë më të ashpër, sa i përket masës në shtëpi apo në burg. Maskimi i rasteve të grave kanë qenë ato masa të arrestit në shtëpi dhe do të duhej të kërkojë marrjen e imunitetit të Ballukut.
and then